Italia drejt fundit të pandemisë, virusi shpërthen frikshëm në Rumani

Evropë

Italia drejt fundit të pandemisë, virusi shpërthen frikshëm në Rumani

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 07:12
Ilustrim

Italia ka regjistruar 275 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërkohë pesë pacientë kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se për të dytën ditë radhazi se nuk ka vdekje në Lombardi, ndërsa raste të reja pozitive janë 79, kryesisht asimptomatike. Të  shëruarit vazhdojnë të rriten dhe provincat e Kremones, Pavia dhe Sondrio nuk regjistrojnë ndonjë ngjitje të re.

Në total që prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar  12,442 raste, 35,102 vdekje dhe 198.320 të shëruar, 128 pacientë janë rikuperuar vetëm 24 orët e fundit.

Ndërkohë Rumania konfirmohet si një nga shpërthimet kryesore në Evropë përsa i përket koronavirusit. Në vendin e Ballkanit, në 28 orët e fundit janë regjistruar 1.284 raste të tjera të Covid-19, një kulm i ri që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 43.678, vdekje 2.165,15 prej të cilave vetëm në 24 orët e fundit.

 Ishte pikërisht kjo situatë që e detyroi Italinë të përfshijë Rumaninë në listën e vendeve, qytetarët e të cilëve do të jenë të detyruar ti nënshtrohen karantinës 14 ditore nëse udhëtojnë drejt saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat