'Një në një milion'/ Mbi 3 muaj në karantinë, burri rezulton 15 herë pozitiv me COVID-19 - Bota Sot
'Një në një milion'/ Mbi 3 muaj në karantinë, burri rezulton 15 herë pozitiv me COVID-19

Evropë

'Një në një milion'/ Mbi 3 muaj në karantinë, burri rezulton 15 herë pozitiv me COVID-19

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 08:48
Milko Mieles

Mjekët në Itali e kanë përshkruar pacientin si "një në një milion", pasi ai rezultoi i infektuar me Covid gjithsej 15 herë!

Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet shëndetësore nëpër botë, nga të gjithë personat e infektuar me koronavirus në muajt e fundit, Milko Mieles është ai që ka kaluar karantinën më të gjatë, më shumë se 3 muaj.

Prej kur rezultoi pozitiv për here të parë më 17 prill, italiani jeton i izoluar, ku deri më sot, ai ka kryer 15 testime dhe në asnjë prej tyre nuk ka dalë negativ, duke mbetur kështu i bllokuar në qendrën e Kryqit të Kuq në Linate, pranë Milanos.

Milko Mieles edhe pse nuk ka simptoma, vazhdon të rezultojë mbartës dhe sipas mjekëve mund të jetë burim për përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

“Shikoj pacientë që hyjnë dhe dalin nga këtu, vetëm unë nuk po dal. Kam qarë me javë të tëra, disa ditë më parë pata një krizë nervore dhe stafi që kujdeset për mua më sollën një psikolog, pasi isha shumë i ngarkuar emocionalisht.”

Ai thotë se është normale pas kam mbi tre muaj në këtë situatë.

“Ndihem keq sa herë flas me familjarët, miqtë apo kolegët e mi. Kam fshirë profilin në Facebook sepse njerëzit më shkruanin për të ditur nëse isha shëruar. Lëndohesha sa herë që duhej të thoja jo. Ëndrra ime është të ritakoj familjen time, vetëm kaq dua”, thotë burri nga Ferrara, baba i dy fëmijëve 21 dhe 23 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat