Protestuesit në Bullgari e gjuajnë me domate e letra tualeti ndërtesën e qeverisë - Bota Sot
Protestuesit në Bullgari e gjuajnë me domate e letra tualeti ndërtesën e qeverisë

Evropë

Protestuesit në Bullgari e gjuajnë me domate e letra tualeti ndërtesën e qeverisë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 12:00
Protestuesit në Bullgari

Protestuesit në Bullgari e gjuajnë me domate e letra tualeti ndërtesën e qeverisë

Qindra njerëz protestuan kundër qeverisë në kryeqytetin bullgar të shtunën, pavarësisht vendimit të kryeministrit Borisov për riformatimin e kabinetit.

Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “Dorëheqje!” dhe “Mafi!”, ndërsa disa prej tyre hodhën domate dhe letra tualeti në drejtim të ndërtesës së Këshillit të Ministrave, e cila ndodhet në qendër të Sofias.

Protestat që kanë hyrë në ditën e shtatëmbëdhjetë vazhduan pavarësisht zëvendësimit të katër ministrave nga kryeministri Boyko Borisov, i cili shpresonte se me këtë ndryshim do t’i ndërpresë thirrjet për dorëheqjen e tij.

Megjithatë, protestuesit kanë thënë se vetëm dorëheqja e tërë qeverisë do t’i kënaqë ata, shkruan “Free Europe”.

Borisov i shkarkoi ministrat e Financave, Ekonomisë dhe Punëve të Brendshme për t’i ndaluar thashethemet se ata ishin vënë në shërbim të interesave të biznesmenit të fuqishëm, Delyan Peevski, i cili është i lidhur me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, që ndodhet në opozitë. U zëvendësua edhe ministri i Turizmit.

Zëvendësimi i katër ministrave erdhi pasi qeveria e qendrës së djathtë i mibjetoi një mocioni të mosbesimit në kuvend më 21 korrik.

Protestuesit po protestojnë kundër qeverisë duke e akuzuar atë për korrupsion të nivelit të lartë dhe favorizim të oligarkëve të fuqishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat