Një makinë në Berlin vërshoi drejt turmës së njerëzve – lëndohen shtatë persona, njëri prej tyre kishte mbetur nën veturë

Evropë

Një makinë në Berlin vërshoi drejt turmës së njerëzve – lëndohen shtatë persona, njëri prej tyre kishte mbetur nën veturë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 13:50
gjermania

Një makinë në Gjermani vërshoi drejt turmës së njerëzve, duke lënë shtatë persona të lënduar.

Sipas medieve të huaja, incidenti ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit në rajonin e Charlottenburg.

Autoritetet në Berlin thonë se disa prej këmbësorëve pësuan lëndime të rënda, derisa ekipi i shpëtimit i erdhi në ndihmë atyre.

Ndërkohë, zyrtarët deklarojnë se një hetim mbi incidentin është duke u zhvilluar mirëpo sipas tyre, incidenti nuk ka të bëjë me ndonjë motiv politik ose fetar.

Policia në Berlin tha se shoferi 24 vjeçar e humbi kontrollin e makinës, pasi i njëjti po voziste me shpejtësi.

Gazeta gjermane Bild shkroi se njëri prej të lënduarve ishte bllokuar nën makinë sakaq edhe dëshmitarët okularë pësuan shok për shkak të këtij incidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat