Parada e marinës ruse, Putin premtoi ndërtimin e luftë-anijeve të reja dhe modernizimin e ushtrisë

Evropë

Parada e marinës ruse, Putin premtoi ndërtimin e luftë-anijeve të reja dhe modernizimin e ushtrisë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 14:39
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin mori pjesë ditën e premte në paradën e përvitshme të forcave detare ruse, e cila u mbajt në Shën Pjeterburg, pranë qytetit bregdetar të Kronshtad.

Në paradë morën pjesë 46 anije dhe mjete lundruese dhe mbi 4 mijë trupa të cilët, sipas Presidentit Putin tregojnë modernizimin dhe fuqizimin e marinës ruse.

Në fjalimin e mbajtur, Putin tha se 40 luftë-anije të reja do ti bashkoheshin flotës ruse gjatë këtij viti dhe se marina ruse do të ketë në arsenalin e saj edhe armë hiper-sonike për të modernizuar kapacitetet e saj ushtarake.

Gjatë hapjes së paradës, Putin konfirmoi se 6 luftë-anije janë gati për të dalë në det në ditët në vijim.

Modernizimi ushtarak është kthyer në prioritet për Kremlinin, pas rritjes së tensioneve me Perëndimin pas aneksimit të rajonit të Krimeas në vitin 2014-të. Parada të ngjashme detare u zhvilluan edhe në qytetet lindore të Vladivostokut dhe Petropavlosk si dhe në Sevastopol, qytetet në Krimean e aneksuar.

Ushtrime ushtarake u mbajtën edhe në qytetin sirian të Tartus, ku janë stacionuar edhe forca detare ruse.

Më herët gjatë javës, Putin mori pjesë edhe në ceremoninë inauguruese të lufte-anijeve të ankoruara në Krime, teksa u zotua se Rusia do të vazhdojë të rrisë kapacitetet e marinës së saj për të mbrojtur interesat e saj dhe për të ndihmuar në vendosjen e balancës strategjike dhe stabilitetit global.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat