Zjarri në katedralen e Nantes, arrestohet gardiani i objektit të kultit

Evropë

Zjarri në katedralen e Nantes, arrestohet gardiani i objektit të kultit

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 14:39
Zjarri në katedralen e Nantes

Një vullnetar i kishës është arrestuar në Francë në lidhje me zjarrin që dëmtoi katedralen e qytetit Nantes.

Një prokuror, i cituar nga gazeta “Le Monde”, deklaroi se i dyshuari, një refugjat nga Ruanda që punonte si kujdestar i katedrales, ka pranuar vendosjen e zjarrit.

Ndërkohë, avokati mbrojtës ka thënë për një gazetë tjetër se klienti i tij është “thellësisht i penduar” për veprimin.

Flakët shkatërruan altarin e madh të katedrales së shekullit të shtatëmbëdhjetë, si dhe xhamat e dekoruar të dritareve.

39-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, ishte ndaluar fillimisht pas zjarrit për t’u marrë në pyetje, por ishte liruar më pas, pa asnjë akuzë.

Ai kishte për detyrë mbylljen e katedrales ditën përpara zjarrit, më 18 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat