Kompania zvicerane premton një maskë që e shkatërron koronavirusin

Evropë

Kompania zvicerane premton një maskë që e shkatërron koronavirusin

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 15:50
Livinguard premton një lloj maske që e shkatërron koronavirusin

Kompania zvicerane e higjieno-teknologjisë (Livinguard) premton një lloj maske që jo vetëm i filtron koronavirusit, por edhe i shkatërron ato, shkruan “Blick”.

Kreu i kompanisë Sanjeev Swamy 59-vjeçar, së bashku me hulumtuesit, ka zhvilluar një proces që mund të përdoret për të vetdezinfektuar sipërfaqësen.

Swamy dëshiron të futet në tregun e materialeve për mbrojtje nga koronavirusi. Ai e ka transferuar teknologjinë e tij te prodhimi i maskave. Në parim: sipërfaqet si tekstilet i jepet një ngarkesë e fortë pozitive. Nëse bakteriet apo viruset – që kanë ngarkesë negative – vijnë në kontakt, atëherë shkatërrohen.

Sipas Swamyt kjo çon deri te shkatërrimi i patogjeneve.

“Duhet të imagjinoni se është si magnet. Nëse viruset i afrohen maskës sonë, atëherë tërhiqen dhe shkaktohet një lloj i qarkut të shkurtër ku viruset shkatërrohen dhe largohen nga maska”, ka thënë Swamy.

Por a funksionon vërtetë?

Swamy premton: “Teknologjia jonë ka dëshmuar se shkatërron 99.9 për qind të koronavirusit, që vijnë nga prekjet”.

Sigurisht ata që mbajnë maskat e Livinguard janë të mbrojtur nëse përkujdesen edhe për masat tjera higjienike, si larja e duarve dhe mbajtja e maskave në mënyrë korrekte.

“Është gati e pamundur që të kalojë ndonjë gjë nëpërmjet maskave tona”, ka thënë Swamy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat