Fat apo gjenetikë? Ishulli italian që nuk u prek nga Covid-19

Evropë

Fat apo gjenetikë? Ishulli italian që nuk u prek nga Covid-19

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Giglio është një ishull i vogël i Italisë, me afro 800 banorë të cilët janë shumë të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Por kur tre vizitues që erdhën në këtë ishull dolën se kishin Covid-19, frika se i tërë ishulli do të infektohet u bë e pashmangshme.

Me kalimin e ditëve, asnjë nga banorët nuk zhvilluan ndonjë simptomëtë Covid-19, shkruan AP.

Banorët e ishullit qëndrojnë së bashku nëpër shkallët dhe rrugicat para portit, me shtëpi të ngjitura më njëra tjetrën përgjatë mbetjeve të fortesës që është ngritur aty para shumë shekujve për t’u mbrojtur nga piratët.

Rasti i parë më koronavirus në këtë ishull kishte qenë një burrë 60 vjeç, i cili mbërriti më 18 shkurt. Ai kishte ardhur për një varrim dhe kishte përqafuar shumë njerëz, teksa thuhej se kishte pasur koll terë kohën.

Më 5 mars, pesë ditë para se të deklarohej mbyllja e shtetit, edhe tre vizitorë që erdhën në ishull testuan pozitiv. Njëri nga ta ishte një gjerman nga Italia veriore, epiqendra e pandemisë në këtë shtet. Pasi rezultoi pozitiv, vizitori gjerman u izolua në ishull.

Image

Asnjë rast tjetër nuk është shfaqur në këtë ishull, ani pse që nga lirimi i masave kufizueseshumë turistë nga pjesët tjera të Italisë kanë filluar ta frekuentojnë këtë vend.

Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi që virusi nuk u përhap. Si rrjedhojë, kanë lindur një sërë teorish. Njëra është se ishte punë fati dhe të sëmurit nuk e kishin përhapur virusin aq shumë.

Tjetra është pak më ekzotike, dhe ka të bëjë me gjenet e kësaj popullate. Shumë banorë të këtij ishulli me gjenerata martohen në mes vete. Për këtë, shkencëtarët duan të bëjnë një studim gjenetik për të parë nëse ka diçka në gjenet e tyre që i shpëtoi.

Atributet po iu jepen edhe kushteve të mira klimatike dhe natyrës së pasur, e cila mund të ketë shpëtuar banorët nga Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat