Përhapja e epidemisë, Gjermania merr këtë vendim

Evropë

Përhapja e epidemisë, Gjermania merr këtë vendim

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:24
Gjermani

Në Gjermani, njerëzit që do të hyjnë në vend do të testohen për koronavirus në aeroporte dhe kufij. Masat detyruese për ata që kthehen nga zonat e rrezikuara do të hyjnë në fuqi javën e ardhshme. Por në shumë aeroporte, ata që duan të testohen duhet të presin për një kohë të gjatë.

“Shumë udhëtarëve u duhet ky test dhe për momentin jemi shumë të zënë. Po mundohemi që rezultatet e tyre t’i japim në kohën e duhur. Por aktualisht ka mbi 1 mijë teste në ditë dhe nga fundi i javës presim që kuota të shkojë në 5 mijë teste, sepse shumë shpejt të gjithë udhëtarët që kthehen nga zonat e rrezikuara do kontrollohen”, thotë profesor Peter Bauer, përgjegjës për kontrollet në aeroportin e Frankfurtit.

Ndërkohë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn dëshiron teste vetëm për pikat kufitare rrugore.

“Jemi të shqetësuar për hyrjen e njerëzve me makinat e tyre, për shembull nga Turqia apo Ballkani Perëndimor, ku kanë qenë për të takuar familjarët. Në këtë aspekt ka kuptim që të ketë teste në kufi dhe pika të tjera kalimi. Jam shumë i kënaqur që landi i Bavarisë, për shembull, ka njoftuar se do ta bëjë këtë. Do të jem i lumtur kur rajonet e tjera do ta bëjnë gjithashtu”, deklaron Spahn.

Bavaria synon gjithashtu të ngrejë qendra testimi në stacionet e trenit në Mynih dhe Nuremberg, si dhe në autostradat që lidhin vendin me Austrinë.

Pas rënies së epidemisë së koronavirusit në fermën në Maming, të gjithë punonjësit sezonalë do t’i nënshtrohen testit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat