Italia do ta zgjas gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin tetor

Evropë

Italia do ta zgjas gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin tetor

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:38
Itali

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pohoi se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit ishte “e pashmangshme”.

Conte iu drejtua Senatit, duke kërkuar mbështetje politike për masat e tij, megjithëse qeveria teorikisht mund të merrte një vendim pa miratimin parlamentar, raporton bloomberg.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se përfundimi i (gjendjes së jashtëzakonshme) do të paralizojë të gjithë sistemin e mbrojtjes dhe parandalimit që kemi ndërtuar në muajt e fundit, të vështirë”, tha kryeministri italian.

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali mbaron më 31 korrik, por i pari i qeverisë italiane tha se po mendon ta zgjasë atë deri në tetor, megjithëse është e hapur për opsionet e propozuara nga parlamenti.

Gjendjet e jashtëzakonshme janë shpallur shpesh në Itali gjatë tërmeteve ose krizave të shëndetit publik, dhe kjo masë lejon autoritetet të veprojnë më shpejt

Ndryshe, Italia deri më tani ka raportuar 264 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 35123 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat