Dallgët e mëdha “i kishin marrë me vete”, rojet bregdetare në Angli shpëtojnë me helikopterë dy fëmijë

Evropë

Dallgët e mëdha “i kishin marrë me vete”, rojet bregdetare në Angli shpëtojnë me helikopterë dy fëmijë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Rojet bregdetare në Kent të Anglisë kanë arritur të shpëtojnë dy fëmijë nga dallgët e mëdha, pasi dyshja ishin “përpirë” për një çast nga ato.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është kryer me helikopter, ku piloti për fat të mirë arriti të lokalizojë dyshen që ishin të moshës 9 dhe 12-vjeç.

Shumë pushues që ishin në plazh shikuan të habitur kur panë dyshen e lidhur me një kabllo, të cilët piloti i helikopterit i zbriti në një zonë të sigurtë.

Njëri nga fëmijët është dërguar më pas në spital për tretman, nga frika se mund të jetë lënduar apo pirë shumë ujë nga dallgët që vazhdimisht e godisnin.

Në anën tjetër, policia në Kent ka njoftuar se ata ishin telefonuar nga një qytetar, që ua kishte bërë me dije se dy fëmijë kanë nevojë për ndihmë në ujërat e Dymchurchit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat