Rusia bën eksperimente me njerëz, synon vaksinimin e rusëve nga tetori

Evropë

Rusia bën eksperimente me njerëz, synon vaksinimin e rusëve nga tetori

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 11:32
Mikhail Murashko

Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha të shtunën se vendi i tij është duke u përgatitur për vaksinim masiv të popullsisë kundër koronavirusit duke filluar nga muaji tetor.

Ndonëse nuk dha hollësi rreth këtij plani, ministri tha se të parët që do të vaksinohen do të jenë mjekët dhe mësimdhënësit, shkruan “Reuters”.

Një burim i tha agjencisë “Reuters” këtë javë se vaksina e parë e mundshme kundër Covid-19 në Rusi do të miratohet nga rregullatori shtetëror në gusht dhe do të administrohet te punëtorët shëndetësor për një kohë të shkurtër më pas.

Disa ditë më parë, një zyrtar i lartë rus tha se Rusia do të jetë vendi i parë në botë që do ta ketë të gatshme vaksinën kundër koronavirusit dhe se kjo, sipas tij, do të arrihet nga mesi i gushtit.

Sidoqoftë, ky shtet ende nuk ka publikuar të dhëna shkencore në lidhje me testimin e vaksinës së vet dhe nuk dihet nëse ajo do të jetë efektive. Për më tepër, ka shqetësime se testimi i kësaj vaksine në njerëz nuk është i kompletuar si duhet.

Kritikët thonë se nguti për zbulimin e vaksinës vjen nga presioni politik i qeverisë ruse, e cila është e interesuar që ta paraqesë vendin si fuqi shkencore botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat