Befason Spanja, si po gjurmon vatrat e nxehta të Covid-19 nëpërmjet ujërave të zeza

Evropë

Befason Spanja, si po gjurmon vatrat e nxehta të Covid-19 nëpërmjet ujërave të zeza

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Rastet me koronavirus janë në rritje në Spanjë. Autoritetet bënë me dije se rreth 15 mijë raste të reja janë raportuar gjatë javës së kaluar.

Në qytetin e Valencias, një ekip inxhinierësh dhe shkencëtarësh po hyjnë në rrjetin e kanalizimeve në një përpjekje për të zbuluar se ku mund të shfaqen shpërthimet e reja të Covid.

“Ne po përpiqemi që të gjurmojmë virusin Sars-Cov 2 në ujërat në vend, i cili është shkaktar i koronavirusit.

Virusi është sekretuar nga njerëzit që ditën e parë të infektimit. Kështu ne jemi në gjendje të zbulojmë virusin 7 ditë para se të shfaqen simptomat e para”, deklaruan specialistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat