Evropa në dilemë, pas gjetjes së vaksinës kush do ta blejë i pari dhe sa?

Evropë

Evropa në dilemë, pas gjetjes së vaksinës kush do ta blejë i pari dhe sa?

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 20:52
ilustrim

Në një kohë kur lajmi i ditës tashmë është gjetja e vaksinës së covid 19, mes 26 prodhuesve të mëdhenj që kanë nisur testimet e tyre, Komisioni Evropian ka lidhur marrëveshjen me gjigandin farmaceutik francez Sanofi për blerjen e 309 mln dozave të një vaksine të mundshme.

Por në tregun global farmaceutik janë 165 kandidatë të vlefshën për të prodhuar vaksina në të gjithë botën ndonëse pak kush e di nëse do të kemi shumë vaksina të suksesshme, vetëm një apo asnjë prej tyre deri në fund të testimit.

Që të jetë një vaksinë potenciale, koha që duhet të kalojë në testim duhet të jetë 10 vjeçare por sot Bashkimi Evropian po përpiqet ta prodhojë e testojë brenda 12-18 muaj.

E megjithatë dilema sot është: Pasi vaksina të dalë në treg cila prej vendeve anëtare të BE do ta aplikojë e para?

Duke supozuar se të paktën një vaksinë është aprovuar për treg, qindra miliona, mbase miliarda doza, duhet të prodhohen sipas standardeve të cilësisë.

Ato duhet të shpërndahen në mënyrë të drejtë por si do të vepronte Evropa me këtë? Cilat do të ishin hapat e ardhshëm? Dhe sa do ti kushtonte qytetarit mesatar për tu vaksinuar?

Në teori, përgjigjet janë të thjeshta, por të paqarta. Pasi të jetë aprovuar një vaksinë dhe nëse zhvilluesi i saj ka bërë një marrëveshje më parë me BE-në, vendet anëtare mund të vendosin rendin e tyre për vaksinën. Por hyrja e tyre do të përcaktohet sipas një çelësi të bazuar në popullatë.

Komisioni Evropian i tha Euronews se nuk mund të thoshte se si duket saktësisht ky çelës dhe kush përcaktoi përbërësit e tij. Sidoqoftë, një zëdhënës tha se të gjitha shtetet anëtare ishin të përfshira në procesin e vendimmarrjes. Sapo një shtet anëtar të ketë qasje në vaksinë, atëherë ai individualisht do të vendosë çmimin dhe përparësinë e shpërndarjes midis qytetarëve të tij. A do të marrin qytetarët e BE-së të parët vaksinat?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat