Turqia raporton 215 mijë persona të shëruar nga koronavirusi

Evropë

Turqia raporton 215 mijë persona të shëruar nga koronavirusi

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 22:30
Foto

Turqia konfirmoi të shtunën 981 persona të shëruar nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të rikuperuar në 215 mijë.

Sipas medieve të huaja, ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan edhe 996 raste të reja, ndërkohë numri i të prekurve u rrit në 231 mijë.

Ai potencoi se bilanci i rasteve po raportohet në qytetin e Ankarasë si dhe në krahinat e provincave të Mardin, Dijarbakir, Gaziantep dhe Konya.

Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i viktimave nga coronavirusi në Turqi u rrit në 5,710, ndërkaq brenda një dite u regjistruan edhe 19 viktima të tjera.

Kujtojmë se pandemia e coronavirusit ka lënë të vdekur globalisht më shumë se 680 mijë persona, kurse ka infektuar rreth 17.6 milionë njerëz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat