Tre motra përdhunohen dhe torturohen për vite me radhë nga i ati, e vrasin/ Dënimi që rrezikojnë

Evropë

Tre motra përdhunohen dhe torturohen për vite me radhë nga i ati, e vrasin/ Dënimi që rrezikojnë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 06:21
Mikhail Khachaturyan dhe vajzat

Vranë babanë i cili kishte abuzuar seksualisht për vite me radhë me to dhe tani rrezikojnë 15 vite burg.

Kristina, Angelina dhe Maria Khachaturyan, të cilat në kohën e ngjarjes ishin 19, 18 dhe 17 vjeçe, u përdhunuan nga babai i tyre, deri kur gjetën forcën dhe ju kundërvunë, duke e vrarë me thikë në pranverën e vitit 2018.

Mikhail Khachaturyan, 57 vjeç, u vra nga vajzat e tyre në shkallët e ndërtesës ku jetonin, në Moskë, Rusi.

Tre motrat, kanë deklaruar gjithmonë se veprimi i tyre ishte hakmarrje për atë që ju kishte bërë i ati për vite me radhë, i cili kishte qenë i mbyllur në klinikë psikiatrike, kishte një të shkuar me mafian ruse dhe kishte varësi nga heroina.

Për vite me radhë 57-vjeçari i torturonte dhe i kërcënonte me thikë, duke mos i lejuar të dilnin nga shtëpia, si dhe i detyronte që të hanin qimet e qenit në dysheme.

Tre motrat janë akuzuar për vrasje dhe rrezikojnë deri në 15 vite burg, pas përfundimit të hetimeve. Rasti i tyre ka ndarë në mes Rusinë, ku gjysma mbështesin brutalitetin e vrasjes, duke i justifikuar të rejat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat