Qeveria zvicerane këshillohet t’i ashpërsojë masat

Evropë

Qeveria zvicerane këshillohet t’i ashpërsojë masat

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 15:34
Zvicra

Zvicra duhet sërish t’i ashpërsojë masat për frenimin e koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të reja, në mënyrë që ta parandalojë një mbyllje të tërësishme në të ardhmen, ka thënë kreu i ri i task-forcës së këtij shteti për luftimin e koronavirusit.

Në Zvicër, numri i rasteve të reja me COVID-19 ka arritur në mbi 200 në ditë, krahasuar me një mesatare prej 35 rastesh gjatë qershorit.

Martin Ackermann, që e drejton trupin që i ofron këshilla shkencore qeverisë zvicerane, ka thënë se shteti ishte buzë një përhapjeje të madhe të COVID-19 dhe kishte pak mundësi veprimi.

“Duhet të ndërhyjmë herët për ta parandaluar rritjen eksponenciale”, ka thënë Ackermann për gazetën zvicerane, “Sonntags Zeitung”. “Në të kundërtën, ekziston rreziku i kufizimeve të kushtueshme. Kjo duhet të parandalohet me çdo kusht”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat