Fillimi i gushtit/ Evropa “mbërthehet” në trafik

Evropë

Fillimi i gushtit/ Evropa “mbërthehet” në trafik

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Evropianët iu drejtuan autostradave të kontinentit këtë të fundjavë, të parën e gushtit, që për shumë kënd shënoi edhe fillimin e pushimeve verore. Shërbimi francez i monitorimit të trafikut, i kërkoi drejtuesve të mjeteve të tregonin kujdes në rrugë për shkak të nxehtit ekstrem, në një nga ditët më të vështira për qarkullimin për këtë vit.

“Ne presim, ecim ngadalë, ndalojmë dhe pushojmë ndokund për shkak të fëmijëve, hidratohemi po ashtu”, thotë Nassim, një pushues nga shën Etjeni që i është drejtuar bregdetit. Në Spanjë, arteriet kryesore jashtë Madridit ishin po aq të bllokuara sa ato në Francë. Për shumë njerëz, ka këtë vit pushime brenda vendit për shkak se pandemia e koronavirusit ka ndaluar pushimet jashtë.

Në Bolonja, të Italisë, trafiku thuajse u bllokua tërësisht ndërsa italianët në masë iu drejtuan plazheve në fundjavë. Koha e udhëtimit, sipas vlerësimeve, ishte tre herë më e gjatë se zakonisht. Edhe në Kroacinë fqinje, që varet shumë tek turizmi, kishte skena të ngjashme udhëtimesh të vështira për pushime.

“Ne jemi gati. Kemi maska, doreza, por nuk kemi frikë. Jemi të rinj dhe do të tregojmë kujdes”, thotë një kroat që po i drejtohet detit. Dhe në kufirin mes Austrisë dhe Sllovenisë, kishte raporte për radhë makinash të bllokuara në trafik që shkonin deri në 10 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat