Djukanovic: S’lejoj që Kisha Ortodokse Serbe të marrë atë që s’është e tyre

Evropë

Djukanovic: S’lejoj që Kisha Ortodokse Serbe të marrë atë që s’është e tyre

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:20
Milo Djukanovic

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, u deklarua se nuk do të pushoj deri në frymën e fundit të punoj për krijimin e Kishës së Malit të Zi. Ligji i ri miratuar nga Mali i Zi parashikon që pronat e Kishës Orotodokse Serbe në atë shtet të shqyrtohen dhe asnjë komunitet religjioz nuk mund të ketë primatin mbi të tjerët, që ka nxitur protesta e dhunë nga serbët të nxitur nga Kisha që gjatë kundërshton pavarësinë Malit të Zi dhe mbron interesat rus në Ballkan.

Milo Djukanovic në intervistë për televizionin Prva TV, theksoi se Kisha Ortodokse e Serbisë që në momentin e parë është nisur nga ideja e manipuluar se “po mbron shenjtërinë nga Mali i Zi që i ndërtoi.”

“Kur para disa ditës lexova njërën prej deklaratave të krerëve kishtar, vërejta se edhe ata vetë ishin ngatërruar” tha Djukanovic. “Shteti nuk mund të privatizoj, por mund të nacionalizoj diçka që i përket atij. Ky shtet disponon me dokumentacion të gjerë rreth shumë ngjarjeve që kanë ndodhur deri në 1918. E propozuam që në kuadrin e Ligjit të shqyrtohet sipas rregulloreve të gjykatës regjistrat e pronës. Në thelb nga Kisha Serbe po na dërgojnë porosinë kush çka mori e mori, mos i shikoni ato tani”, tha Djukanovic.

Ai shtoi se “nuk do asnjë lugë nëse nuk është e tij, por nuk do të lejoj askujt që të merr atë që është shtetërore.”

Djukanovic adresoi edhe mosbesimin e shfaqur ndaj institucioneve malazeze që po e përdorin rreth kontestit mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Malit të Zi pas miratimit të ligjit të ri për konfesionet fetare.

“Duhet ta tejkalojmë atë mosbesim. Nëse nuk besoni se gjykatat në Mal të Zi nuk janë të pavarura, ndoshta i besoni pavarësisë së gjykatës në Strasburg. E gjithë kjo na shtyn të besomë se ata nuk janë të bindur nga argumentimi i tyre i përmbledhur në parullën ‘nuk i japim shenjtëritë’, se po të ishin të sigurt do të pranonin. Njëjtë besoj se ankesën e dorëzuan në gjykatën kushtetuese pastaj e tërhoqën”, theksoi Djukanovic.

Logjike do të ishte të mendohej të bashkoj besimtarët e të tejkalohet problemi i ndarjes, tha Djukanovic.

“Deri në frymën e fundit derisa të jem në pushtet do të punoj për krijimin e kishës ortodokse. Kjo nuk do të thotë se për këtë do të duhej të luftojmë” e mbylli Djukanovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat