Francë, test ne aeroport të ardhurit nga vende të rrezikshme!

Evropë

Francë, test ne aeroport të ardhurit nga vende të rrezikshme!

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:59
Foto

Pasagjerët kanë filluar të testohen për koronavirusin në aeroportet e Parisit, të shtunën, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të urdhërit për kontrollin e udhëtarëve nga 16 shtete ku ka qarkullim të lartë të virusit.

Nga mëngjesi i të shtunës, pasagjerët që mbërrijnë në Francë me avionë, mbi moshën 11 vjeç, nga 16 vende të rrezikuara, duhet të paraqesin në mbërritje rezultatin e një testimi për koronavirusin të kryer jo më shumë se 72 orë më parë. Nëse pasagjeri nuk e ka këtë dokument, ai testohet në një zonë të caktuar në aeroport. Pasi testimi të kryhet, pasagjeri duhet të japë të dhënat e tij personale dhe mund të vazhdojë udhëtimin në fFrancë ose tranzit, shpjegon ministria e brendshme franceze.

Pasagjerët rikontaktohen nga autoritetet në rast të një rezultati pozitiv dhe vendosen në monitorimin e gjurmimit të kontakteve. Në ditën e parë të masës, 2671 pasagjerë mbërritën në aeroportet Roissy dhe Orly nga vendet që konsiderohen me rrezik dhe prej tyre, 556 u testuan. 16 vendet e rrezikshme, sipas Francës, janë Kuvajti, Bahreini, Emiratet e bashkuara arabe, SHBA, Panamaja, Afrika e Jugut, Algjeria, Brazili, India, Izraeli, Madagaskari, Omani, Peruja, Katari, Serbia dhe Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat