Profesori britanik: Virusi thjesht i ka afruar vdekjet me disa javë

Evropë

Profesori britanik: Virusi thjesht i ka afruar vdekjet me disa javë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 06:28
Robert Dingwall

Një nga profesorët më të njohur në Britaninë e Madhe ka bërë thirrje për qetësi në lidhje me Covid-19. Sipas tij, ky është një infeksion i keq që ‘thjesht i ka afruar vdekjet me pak javë’.

Sipas Daily Mail, profesori Robert Dingwall tha se të dhënat tregojnë se 80 përqind e viktimave kishin sëmundje të tjera që kufizojnë jetëgjatësinë.

“Koronavirusin e kanë lidhur me rreth 50 mijë vdekje në 16 javët e parë të pandemisë në Britani- por rreth 1 mijë njerëz vdesin normalisht çdo javë. Gjatë pesë javëve të fundit, kanë vdekur më pak se zakonisht. Covid-19 vetëm sa e ka ofruar vdekjen me disa javë ose muaj”.

“Teksa disa njerëz do sëmuren rëndë dhe do vdesin, shumica e kalojnë pa probleme”.

Profesori akuzoi qeverinë para disa kohësh se po ushtron terrorizim ndaj popullatës me mesazhet ndaj koronavirusit.

“Pas gjashtë muajsh në pandemi, ne kemi mësuar se ajo nuk do e shkatërrojë jetën në planet. Është një infeksion i keq dhe çdo vdekje përfaqëson një humbje për dikë të dashur nga dikush. Por është koha për një ndjenjë proporcioni”

Ai tha se izolimi i qeverisë u aplikua nga këshillat e disa shkencëtarëve mendjengushtë. Kjo rrezikoi të shkatërronte industrinë, lirinë dhe privatësinë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat