Hekurudha e re që do të lidhë Pragën, Vjenën dhe Budapestin gjatë pandemisë

Evropë

Hekurudha e re që do të lidhë Pragën, Vjenën dhe Budapestin gjatë pandemisë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 07:37
Hekurudha e re

Teksa udhëtimet ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm për shkak të pandemisë, një kompani private do të sjellë një shërbim të ri hekurudhor i cili do të lidhë Pragën me Vjenën dhe Budapestin, me shpresën se mund të konkurrojë udhëtimet ajrore.

RegioJet është një emër i njohur për linjat e autobusëve me kosto të ulët në Çeki, veçanërisht për studentët.

Vagonat e RegioJet ofrojnë një nivel të ngjashëm komoditeti me transportin ajror, si për shembull ekrane modern të teknologjisë touch.  

Por duke qenë së treni do të ndalojë në shumë stacione, rrugëtimi prej 7 orësh nga Praga në Budapest nuk renditet si ndër më të shpejtit, ndërkohë që për të fluturuar direkt nga Praga në Budapest zgjat rreth 90 minuta.

Megjithatë, pronarët e RegioJet shprehen se shërbimi do të jetë konkurrues në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat