Britania synon t’i hapë shkollat nga shtatori

Evropë

Britania synon t’i hapë shkollat nga shtatori

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:23
Ilustrim

Plani për rihapjen e shkollave në Angli ishte lajm i madh gjatë fundjavës në këtë vend pasi sindikatat e mësuesve kërkuan sqarime nga qeveria.

Pritet që shkollat në Britaninë e Madhe të rihapen që nga fillimi i vitit të ri shkollor, i cili në Angli Uells dhe Irlandë Veriore nis në shtator, ndërsa në Skoci në gusht, shkruan “BBC”.

Ministri Robert Jenrick tha se rihapja e shkollave në shtator është një prioritet absolut për qeverinë dhe se një veprim i tillë do të ishte i sigurt.

“Ne duhet t’i kthejmë fëmijët në shkollë në shtator. Po punojmë ngushtë me drejtorët e shkollave dhe sindikatat e mësuesve për t’u siguruar se po zbatohen të gjithë hapat e nevojshëm gjatë verës në mënyrë që fëmijët të mund të kthehen (në shkollë) në shtator dhe ky është një prioritet absolut për qeverinë”, tha ai.

Sindikatat ngritën pyetje për planin e qeverisë pasi zyrtari kryesor shëndetësor, Chris Whitty, paralajmëroi se vendi është afër kufirit për rihapjen e shoqërisë.

Shkollat në Mbretërinë e Bashkuar janë mbyllur në mars, por disa u rihapën për klasë të caktuara para fillimit të pushimeve verore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat