Italia përuron urën e re, dy vite pas tragjedisë me 48 të vdekur

Evropë

Italia përuron urën e re, dy vite pas tragjedisë me 48 të vdekur

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:09
Itali

Dy vite pas shembjes së urës së Xhenovës, e cila vrau 43 persona, autoritetet italiane po përurojnë një strukturë të re këtë të hënë.

Më 14 gusht të vitit 2018, ura “Morandi”, e quajtur sipas inxhinierit që e dizenjoi, u shemb pas shirave të rrëmbyeshëm duke marrë me vete me dhjetëra makina e kamionë.

Ura po zëvendësohet me një strukturë të teknologjisë së lartë, me shumë mekanizma sigurie të dizenjuara nga arkitekti i famshëm italian, Renzo Piano.

Struktura do të përurohet të hënën nga kryeministri italian, Giuseppe Conte.

Familjarët e viktimave kanë refuzuar të marrin pjesë në përurim por do të takohen pas nëntë ditësh, për të përkujtuar tragjedinë.

Presidenti Sergio Materalla do të jetë personi i parë që do të kalojë urën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat