Skandali i korrupsionit/ Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi, letra që i la të birit

Evropë

Skandali i korrupsionit/ Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi, letra që i la të birit

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 22:51
Ishte vetë 82-vjeçari që e bëri njoftimin përmes një letre dërguar djalit të tij, Felipe, të cilit i dha pushtetin gjashtë vjet më parë.

Pak kohë më parë emri i tij u lidh me një skandal korrupsioni, dhe krejt papritur ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka marrë vendimin për t'u larguar nga vendi.

Ishte vetë 82-vjeçari që e bëri njoftimin përmes një letre dërguar djalit të tij, Felipe, të cilit i dha pushtetin gjashtë vjet më parë.

“I udhëhequr nga dëshira ime për të bërë atë që është më e mira për t’i shërbyer popullit spanjoll, institucioneve të tij dhe ju si mbret, unë po ju informoj për vendimin tim për të lënë Spanjën”, thuhet në letër.

Carlos shtoi se do të ishte i gatshëm të merrej në pyetje nga Prokuroria nëse do të ishte nevoja.  Në qershor, Gjykata Supreme e Spanjës hapi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në një kontratë me Arabinë Saudite.

Akoma nuk dihet se në cilin vend do të banojë ish-mbreti i Spanjës.Ai vlerësohet se ndihmoi Spanjën në mënyrë paqësore të rivendoste demokracinë, pas vdekjes së diktatorit, Francisco Franco më 1975.

Mbreti Felipe falënderoi Juan Carlos për vendimin e tij, duke nënvizuar “rëndësinë historike që përfaqëson babai i tij ” për demokracinë në Spanjë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat