Ish-mbreti i Spanjës vendos të largohet prej vendit në kohën që po hetohet për korrupsion

Evropë

Ish-mbreti i Spanjës vendos të largohet prej vendit në kohën që po hetohet për korrupsion

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 08:51
Juan Carlos

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos do të largohet nga vendi, njoftoi pallati mbretëror, disa javë pasi emri u tij u ndërlidh me një hetim të dyshuar për korrupsion.

Juan Carlos, 82 vjeç, e bëri njoftimin përmes një letre dërguar djalit të tij, Felipe, të cilit i dha pushtetin gjashtë vjet më parë.

“I udhëhequr nga dëshira ime për të bërë atë që është më e mira për t’i shërbyer popullit spanjoll, institucioneve të tij dhe ju si mbret, unë po ju informoj për vendimin tim për të lënë Spanjën”, thuhet në letër.

Ai tha se do të ishte në dispozicion, nëse prokurorët duan ta intervistojnë.

Në qershor, Gjykata Supreme e Spanjës hapi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në një kontratë me Arabinë Saudite.

Ende nuk dihet se në cilin vend do të banojë ish-mbreti i Spanjës.

Ai vlerësohet se ndihmoi Spanjën në mënyrë paqësore të rivendoste demokracinë, pas vdekjes së diktatorit, Francisco Franco më 1975.

Mbreti Felipe falënderoi Juan Carlos për vendimin e tij, duke nënvizuar “rëndësinë historike që përfaqëson babai i tij ” për demokracinë në Spanjë.

Monarkët spanjollë kanë imunitet gjatë mbretërimit të tyre, por Juan Carlos abdikoi në vitin 2014, duke e lënë potencialisht veten të prekshëm nga ndjekja penale. /Rel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat