Koronavirusi në Rusi, vitin e ardhshëm do të nis testimi i vaksinës te fëmijët

Evropë

Koronavirusi në Rusi, vitin e ardhshëm do të nis testimi i vaksinës te fëmijët

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:35
Vaksina

Qendra kërkimore kombëtare “Gamalei” në Rusi planifikon të fillojë me testimin e vaksinës kundër virusit korona tek fëmijëve në periudhën janar- shkurt të vitit të ardhshëm, ka deklaruar drejtori i Qendrës, Aleksandar Gincburg.

Ai ka thënë se Instituti asnjëherë nuk ka zbatuar testim të fëmijëve.

“Pediatrit i dinë këto specifika dhe bashkë me ata përgatisim dokumente që do të dorëzojmë deri te Ministria e Shëndetësisë që të mund të zbatojmë test të fëmijëve, por pasi të përfundojmë gjitha testet e të moshuarve”, ka thënë Gincburg.

Sipas tij, testimi te fëmijët do të fillojë gjatë dimrit, pasi faza e tretë e testimit të vaksinës kundër virusit korona për të moshuar do të zgjat pesë muaj.

“Shpresoj se vaksina do të jetë e kapshme për fëmijët, por sipas ligjit rus, vaksina mund të testohet të fëmijët vetëm kur të kalojë cikli i plotë i testimit te të moshuarit”, ka thënë Gincburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat