Shumica e gjermanëve për largimin e trupave amerikane nga vendi i tyre

Evropë

Shumica e gjermanëve për largimin e trupave amerikane nga vendi i tyre

Nga: F.B Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Në hulumtimin e kryer nga agjnesioni "YouGov" në emër të agjencisë së lajmeve DPA, rreth 47 % e të anketuarëve kanë deklaruar se angazhohen për vendimin e Pentagonit për tërheqjen e rreth 12 mijë trupave amerikane nga Gjermania. Çdo i katërti i anketuar gjerman insiston se prania e ushtrisë amerikane në vend duhet të shkojë në zero, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Donald Tramp tërheq trupat amerikane nga Gjermania si “dënim” ndaj Berlinit për shkak të blerjes së gazit rus dhe mos kontributit të mjaftueshëm për NATO, por hulumtimi tregon se njerëzit në atë vend janë të lumtur që po ndodhë kjo.

Rreth 47% e pjesëmarrësve në hulumtim që u anketuan nga YouGov në emër të DPA, deklaruan se angazhohen për vendimin e Pentagonit të tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.

Po ashtu njoftohet se çdo i katërti i anketuar ka deklaruar se duhet të largohen të gjithë ushtarët amerikan nga vendi.

Vetëm rreth 28% e pjesëmarrësve konsiderojnë se kontingjenti amerikan duhet të jetë në numrin aktual, ndërsa 4% mendojnë se ai duhet të shtohet, të tjerët kanë refuzuar të japin përgjigje.

Qëndrimet e opinionit gjerman rreth kësaj çështje janë në kundërshtim të ashpër me qëndrimet e zyrtarëve shtetëror , ndërsa 5 nga 6 grupet parlamentare në Bundestag kundërshtojnë tërheqjen dhe vetëm e majta konsideron se amerikanët duhet të shkojnë tërësisht.

"Në vend të forcohet NATO, kjo do ta dobësoj” ka thënë Norbert Rotgen, që kryeson Lidhjen kristiane demokrate të Markus Shoder dhe tërheq vërejtjen se realizimi i këtij vendimi “rëndon raportet amerikano-gjermane”.

Në javën që shkoi ministri amerikan i mbrojtjes Mark Esper paralajmëroi se Pentagoni nga Gjermania do të tërheq 12 mijë ushtarë, që është më shumë se që ishte planifikuar nga numri 9500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat