Mafia rrugore në rrugët e Serbisë: Vendosin kurthe për të shkaktuar aksidente e defekte pastaj “plaçkitin” për bartje edhe riparim - Bota Sot
Mafia rrugore në rrugët e Serbisë: Vendosin kurthe për të shkaktuar aksidente e defekte pastaj “plaçkitin” për bartje edhe riparim

Evropë

Mafia rrugore në rrugët e Serbisë: Vendosin kurthe për të shkaktuar aksidente e defekte pastaj “plaçkitin” për bartje edhe riparim

Nga: F.B Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë vikendit të shkoi sipas AMSS në rrugët e Republikës së Serbisë janë gjetur mjete të rrezikshme që direkt rrezikojnë jetën e ngasësve dhe udhëtarëve, të vendosura me qëllim nga shërbimet private të transportimit për dobi materiale, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

“Apelojmë tek shoferët, që nëse hasin në objekte të tilla në rrugë apo bëhen viktima të mashtruesve dhe punëtorive menjëherë të njoftojnë MPB apo direkt AMSS “- thuhet në kumtesë.

Mjete të rrezikshme janë gjetur në pjesën e rrugës Razhanj-Nish, mirëpo nuk është rastësi se gjëra të këtilla po ndodhin edhe në pjesët tjera të rrugës në vend. Të ballafaquar me këtë problem edhe në periudha të kaluara dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të shoferëve dhe mbrojtjes së partnerëve ndërkombëtar AMSS ka nis procedurë penale në Gjykatë, që kanë shkaktuar dëmtime të automjeteve dhe paraqitje të rrejshme duke mashtruar shtetasit t jashtëm edhe vendor.

Sekretari gjeneral i AMSS Milan Nikoliç ka deklaruar se e ashtuquajtura “mafia rrugore” tenton të shfrytëzoj stinën e pushimeve verore dhe udhëtimin në rrugët e vendit që në to të vendosen me qëllim mjete për të shkaktuar aksidente edhe avari në automjete.

Sipas tij gjësendet vendosen në rrugë që automjetet të hasen në to, ndërsa pas kësaj arrijnë ata “ si dikush që ndihmon në tejkalimin e telashës”, duke tërheq vërejtjen në ndihmën e tillë të rrejshme, për çka kërkojnë para për bartje edhe servis-im me çmime fiktive.

“Këtu përdoren metoda të ndryshme, të përpunuara me vite, si derdhje e vajit, shpim i gomave, ftohësve të automjeteve, për çka shfrytëzohen mjete metalike që bëjnë shpim të gomave, ngritin barriera etj” tha ai.

Shoferët që lëvizin me shpejtësi deri 129 km në orë nuk mund të reagojnë as ditën e le natën kur përballen me pengesa të tilla, ka shoferë që nuk ju duket mashtrim dhe janë të kënaqur që kanë shpëtuar dhe nuk hetojnë si ndodhi.

“ndihmën e befasishme e shohin si fat në fatkeqësi, pranojnë ndihmën duke mos kuptuar se janë viktimë e veprës penale. I dërgojnë në punëtori servili ku iu riparojnë defekte të ndryshme me çmime enorme” tha Nikoliç që shton se mashtrimi kuptohet kur marrin faturën e riparimit.

Mashtruesit pastaj kërkojnë 300 deri 500 euro për transportimin dhe riparimin dhe këto janë gjëra të planifikuara që po ndodhin me vite në rrugët e vendit dhe rajonit, andaj AMSS rekomandon që të i drejtohen policisë apo kompanisë se specializuar për këtë pune.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat