Franca dërgon tre aeroplanë me ndihma në Bejrut, Macroni viziton nesër Libanin - Bota Sot
Franca dërgon tre aeroplanë me ndihma në Bejrut, Macroni viziton nesër Libanin

Evropë

Franca dërgon tre aeroplanë me ndihma në Bejrut, Macroni viziton nesër Libanin

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Franca do t’i dërgojë tre aeroplanë ushtarakë me punëtorë të ekipeve emergjente, pajisje mjekësore dhe klinikë mobile në Bejrut të mërkurën.

Për më tepër, presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet ta vizitojë qytetin e shkatërruar nga shpërthimi të enjten, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Dy aeroplanët e parë ushtarakë do të nisen me 55 punëtorë të ekipeve të kërkim-shpëtimit, 25 tonë pajisje sanitare dhe një klinikë mobile, ku mund të trajtohen deri në 500 persona, shkruan BBC.

Presidenca franceze gjithashtu njoftoi se 12 punëtorë të tjerë të ekipeve emergjente do të dërgohen së shpejti në Liban për t’i ndihmuar spitalet në kryeqyetin Bejrut, ku nga shpërthimi janë lënduar rreth katër mijë persona.

Një aeroplan tjetër humanitar do të niset drejt Libanit më vonë të mërkurën. Me të do të udhëtojnë disa anëtarë të personelit mjekësor. Marseja, qyteti prej ku do të niset ky aeroplan, do t’i dërgojë katër mjekë, tre infermierë dhe dy zjarrfikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat