Serbët anekënd botës nesër më 8 gusht protestë kundër regjimit diktatorial të Vuçiqit

Evropë

Serbët anekënd botës nesër më 8 gusht protestë kundër regjimit diktatorial të Vuçiqit

Nga: F. B. Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:44
Serbët anekënd botës nesër më 8 gusht protestë kundër regjimit diktatorial të Vuçiqit

Serbët nga diaspora dhe miqtë e Serbisë me 8 gusht do të bashkohen në protestën globale kundër partisë në pushtet dhe shtypjes e ngufatjes me të cilën përballen qytetarët e Serbisë. Ata me moton për demokraci, liri, të drejta të njeriut të drejtës për jetë në Serbi do protestojnë në Amsterdam, Bruksel, Berlin, Boston, Cyrih, Hamburgu, Helsinki, Londër, Nju york, Oslo, Paris, Prag dhe Vankuver, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”.

Si njoftojnë përfaqësuesit e diasporës në portalin “Democracy 4 Serbia” protesta do organizohet si kundërshtim i situatës aktual në Serbi që kanë sjell në pyetje legjitimitetin dhe drejtimin pa përgjegjësi të luftës ndaj civil-19 nga regjimi i Vuçiqit.

“Mbështesim iniciativën e pavarur të mjekëve ‘ Të bashkuar kundër civil-it”, po ashtu protestojmë kundër keqpërdorimit të pushtetit diktatorial, brutalitetit policor dhe shfrytëzimit të formacioneve para legale, lirimin e të burgosurve politik, lirisë së shtypit dhe validitetit të zgjedhjeve të qershorit” thuhet në kumtesë.

Serbët nga diaspora mbështesin vendimin e organeve përgjegjëse për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

“Presim që Gjykata Kushtetuese të vendos në harmoni me Kushtetutën e Serbisë rreth ankesave drejtuar asaj që sjellin në pikëpyetje legjitimitetin e parlamentit, Apelojmë te bashkësia ndërkombëtare të reagoj në parregullsitë e procesit zgjedhor 2020” thuhet në kumtesë

Kërkohet lirimi i protestuesve që u arrestuan pa të drejtë dhe po gjykohen pa gjykim të drejtë.

Ata përmendin edhe iniciativën e mjekëve për luftimin e pavarur të covid-it dhe hulumtimin rreth motivimit politik të udhëheqjes me rastet me virus.

Protesta do mbahen në shumicën e vendeve evropiane edhe botërore kundër regjimit aktual dhe Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat