BE premton 33 milionë euro ndihmë urgjente për Libanin

Evropë

BE premton 33 milionë euro ndihmë urgjente për Libanin

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:42
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i premtoi sot 33 milionë euro ndihmë urgjente kryeministrit libanez, Hassan Diab, pas shpërthimit masiv në Bejrut.

Paratë do të përdoren për financimin e pajisjeve mjekësore, ndër të tjera.

“Komisioni do të konsiderojë mbështetje të mëtejshme në varësi të vlerësimit të vazhdueshëm të nevojave humanitare”, tha ajo në një njoftim për shtyp.

Von der Leyen ofroi, gjithashtu, mbështetjen e BE-së për të kryer një vlerësim të plotë të nevojave për rindërtimin e qytetit dhe rimëkëmbjen e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat