Zvicra ka siguruar 4.5 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19

Evropë

Zvicra ka siguruar 4.5 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Qeveria Federale e Zvicrës ka nënshkruar kontratën paraprake për një vaksinë të mundshme kundër koronavirusit me kompaninë amerikane “Moderna”, shkruan srf.ch.

Kështu, siç bën të ditur Qeveria,  Zvicra do të marrë 4.5 milion doza vaksinimi të një vaksine të mundshme.

Zvicra do të marrë dozat e vaksinave në numrin e përmendur, menjëherë pasi vaksina të ketë kaluar me sukses fazën e testit klinik dhe të jetë aprovuar për përdorim në Zvicër.

Për shkak se pritet të nevojiten dy doza vaksinash, vaksinimet e premtuara (4.5 milionë dozat) do të jenë të mjaftueshme për 2.25 milionë njerëz.

Paralelisht me kontratën me kompaninë “Moderna”, Zvicra është duke u diskutuar edhe me kompani të tjera, vazhdon njoftimi, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal ka lënë në dispozicion gjithsej 300 milionë franga për blerjen e një vaksine.

Drejtori i BAG, Pascal Strupler ka njoftuar për blerjen e mundshme të vaksinës në programin SRF “Club” të martën.

Kompania “Moderna” sipas të gjitha gjasave do të jetë e para që do të prodhojë një vaksinë kundër koronavirusit.

Furnizuesi zviceran i produkteve farmaceutike “Lonza” në Valis është i përfshirë në vaksinën e mundshme nga “Moderna”. Ai do të prodhojë përbërësin aktiv për vaksinën “Moderna” sapo të dalë në treg, transmeton albinfo.ch. Një linjë prodhimi në Visp (Valis9 është në ndërtim e sipër.

Prodhimi mund të fillojë atje në shkurt të vitit 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat