Italia konfirmon shifra rekord të infektuarish me COVID-19 në në 24 orë - Bota Sot
Italia konfirmon shifra rekord të infektuarish me COVID-19 në në 24 orë

Evropë

Italia konfirmon shifra rekord të infektuarish me COVID-19 në në 24 orë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 21:24
Itali

Nga dita në ditë vijon të rritet numri i personave të prekur me COVID-19 në Itali.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë regjistruar 552 raste të reja me koronavirus nga 402 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu 3 persona të tjerë humbën jetën përballë virusit vdekjeprurës.

Që nga nisja e pandemisë në Itali regjistrohen 249.756 persona të infektuar, 35.190 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Sipas Emergjencave Civilë në 24 orët e fundit janë shënuar të prekur në të gjitha provincat italiane dhe situata më e rënduar paraqitet në Veneto ku u regjistruan 183 të infektuar me koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat