Shqetësuese: Gjermania shënon mbi 1,100 raste e 12 viktima të Covid-19 për 24 orë

Evropë

Shqetësuese: Gjermania shënon mbi 1,100 raste e 12 viktima të Covid-19 për 24 orë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 08:16
Ilustrim

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 12 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,195, shkruan “Reuters”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,122 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 215,336.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat