Kroacia ka testuar 995 persona në 24 orët e fundit, 77 rezultuan pozitivë me COVID-19

Evropë

Kroacia ka testuar 995 persona në 24 orët e fundit, 77 rezultuan pozitivë me COVID-19

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Kroacia ka regjistruar dy viktima dhe 77 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

120 pacientë janë në spital, nga të cilët tetë janë me oksigjeno-terapi.

Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë gjithsej 5 mijë e 543 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët 157 kanë vdekur dhe 4 mijë e 817 janë shëruar.

Ndryshe, deri më tani janë testuar gjithsej 127,405 persona, nga të cilët 995 në 24 orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat