Këshilli Europian përditëson listën e shteteve që iu lejohet hyrja në vendet e BE-së

Evropë

Këshilli Europian përditëson listën e shteteve që iu lejohet hyrja në vendet e BE-së

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet, Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të shteteve të cilëve mund t’iu lejohet hyrja në BE.

Por, për Shqipërinë KE ka vendosur sërish që të mos e përfshijë në vendet që lejohen të lëvizin në zonën Shengen.

Duke filluar nga 8 gushti, vendet anëtare do të heqin gradualisht kufizimet për banorët e këtyre shteteve:

Australi

Kanada

Gjeorgji

Japoni

Zelandë e R

Ruanda

Koreja e Jugut

Tajlanda

Tunizi

Uruguai

Kina, pritet konfirmimi në bazë të parimit të reciprocitetit.

Ndër kriteret që vendosin nëse duhet të hiqen kufizimet për vendet jashtë unionit janë: situata epidemiologjike, masat kufizuese duke përfshirë distancimin fizik si dhe konsiderata të tjera sociale dhe ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat