Paris, nga nesër maskat bëhen të detyrueshme në zonat më të populluara

Evropë

Paris, nga nesër maskat bëhen të detyrueshme në zonat më të populluara

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:54
Paris

Duke filluar nga dita e nesërme, mbajtja e maskës në ambjentet me shumë njerëz në Paris, Francë do të jetë e detyrueshme.

Policia shprehet se ky urdhër do të hyjë në fuqi për personat mbi 11 vjeç në zonat më të populluara të vendit.

Në këtë rajon është vënë re një shtim i rasteve me koronavirus që prej muajit korrik. Tashmë vendosja e maskave është e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Ndërsa disa qytete të tjera si Nice dhe Lille kanë prezantuar masa të tjera në përdorimin e maskave.

Autoritetet në Paris ende nuk kanë dhënë detaje për zonat që do të preken nga ky urdhër i ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat