Banorët e Beogradit në panik, pretendojnë se çdo natë në ora 3 po dëgjojnë një tingull të pashpjegueshëm - Bota Sot
Banorët e Beogradit në panik, pretendojnë se çdo natë në ora 3 po dëgjojnë një tingull të pashpjegueshëm

Evropë

Banorët e Beogradit në panik, pretendojnë se çdo natë në ora 3 po dëgjojnë një tingull të pashpjegueshëm

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:03
Beograd

Banorët e kryeqyteti serb – Beogradit, janë të shqetësuar për shkak të një tingulli që po i zgjon çdo ditë në ora tre, shkruajnë mediat serbe.

Qytetarët e Serbisë që jetojnë në lagjet Baraburma dhe Zvezdara e deri në Grocke, pretendojnë se tash e disa net me radhë po i shqetëson një tingull i pashpjegueshëm.

 “Është e pabesueshme, ky tingull nuk mund të krahasohet me asnjë tjetër”, thonë banorët e lagjeve të lartcekura të Beogradit.

 “Saktësisht në ora tre të mëngjesit dëgjojmë këtë zhurmë. Sikur dikush dhjetë herë me radhë i bie gongut, është jashtëzakonisht tingull i fortë. Të gjithë vrapojmë nëpër dritare dhe tarraca, por nuk kemi ndonjë shpjegim se çfarë po ndodhë”, kanë shtuar ata.

Banorët e Beogradit janë të shqetësuar dhe frikësuar, duke pritur se a do të ndodhë edhe nesër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat