​Kroaci: Bankieri i rrejshëm bind njerëzit se kishin para fals - ua vjedh 13.000 euro - Bota Sot
​Kroaci: Bankieri i rrejshëm bind njerëzit se kishin para fals - ua vjedh 13.000 euro

Evropë

​Kroaci: Bankieri i rrejshëm bind njerëzit se kishin para fals - ua vjedh 13.000 euro

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Policia e Zagrebit arrestoi një bankier të rremë pasi që dëmtoi gjashtë persona.

Ai u kërkoi që t'i dorëzonin kartëmonedhat dhe kartelat "e falsifikuara" me të cilat tërhoqi paratë e tyre në ATM dhe vodhi gjithsej rreth 95.000 kuna (rreth 12.700 euro).

Policia njoftoi sot se pas hetimit penal, ata ngritën një raport kundër të dyshuarit për pesë vepra penale të mashtrimit.

Gjatë janarit, në zonën e Maksimirit, Trenshjevkë dhe Zagreb i Ri, ai ka bindur tre persona që, si një bankier duhet të kontrollojë kartëmonedhat e tyre të falsifikuara dhe kartat e bankave, me të cilat ai tërhoqi paratë e tyre në ATM.

Policia pretendon se i dyshuari në të njëjtën mënyrë ka mashtruar edhe tre persona të tjerë në janar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat