Ministri gjerman: Rusia nuk bashkëpunoi në hetimet për vrasjen në Berlin - Bota Sot
Ministri gjerman: Rusia nuk bashkëpunoi në hetimet për vrasjen në Berlin

Evropë

Ministri gjerman: Rusia nuk bashkëpunoi në hetimet për vrasjen në Berlin

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 19:41
Prokurorët gjermanë kanë nisur akuza për vrasje kundër një shtetasi rus, dhe kanë akuzuar qeverinë ruse për dhënie të urdhrit për vrasje.

Autoritetet gjermane kanë bërë 17 kërkesa për informacion në Rusi, në lidhje me vrasjen e një qyteti gjeorgjian në një park në Berlin, por nuk kanë marrë përgjigjje, ka thënë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Moskë më 11 gusht.

Në gusht të vitit të kaluar, Zelimkhan Khangoshvili, ish-luftëtar separatist çeçen, që ka ikur nga Gjeorgjia në Gjermani, është qëlluar për vdekje në Berlin.

Prokurorët gjermanë kanë nisur akuza për vrasje kundër një shtetasi rus, dhe kanë akuzuar qeverinë ruse për dhënie të urdhrit për vrasje.

Maas, duke folur në një konferencë për media pas diskutimeve që ka pasur në Moskë më 11 gusht me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se do të ketë pasoja nëse arrihet përfundimi që vrasja është urdhëruar nga trupat shtetërorë rusë.

“Do të vendosë gjykata se si do të jetë vendimi. Ajo do të jetë baza e reagimit tonë”, ka thënë Maas.

Nëse gjykata vjen tek i njëjti përfundimi, ai ka thënë se “duhet pritur reagime shtesë”.

Lavrov në anën tjetër ka thënë se Moska i ka ofruar Berlinit të gjitha informacionet që ka pasur lidhje me vrasjen.

Ai ka thënë se Berlini duhet të ofrojë të dhëna te Rusia që vërtetojnë pretendimet e prokurorit të përgjithshëm gjerman se zyrtarët shtetërorë rusë kanë dhënë urdhër për vrasje.

“Agjencitë tona relevante kanë dorëzuar gjithë çfarë kanë pasur te homologët gjermanë, si përgjigjje ndaj kërkesave që na janë bërë neve”, ka thënë Lavrov.

Maas ka qenë në Moskë të martën për të biseduar me Lavrovin për projektin për gazsjellësin Rrjedha Veriore 2.

Ky projekt, që po ndërtohet nën Detin Baltik, do të dyfishojë sasinë e gazit natyror të Rusisë të eksportuar në Gjermani përmes Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar realizimin e këtij projekti, i cili ka qenë burim i tensionimit të marrëdhënieve në mes të Berlinit dhe Uashingtonit.

SHBA-ja argumenton se ky projekt do të rrezikojë sigurinë evropiane, duke e bërë Gjermaninë tejet të varur nga gazi rus.

Autoritetet amerikane kanë vënë sanksione në kompanitë që besohet se po punojnë në këtë projekt.

Zyrtarët gjermanë kanë dënuar sanksionet e SHBA-së, derisa disa kritikë besojnë se mbrapa kundërshtimit amerikan për këtë projekt qëndron dëshira për shitje të gazit natyror amerikan në Evropë.

“Asnjë shtet nuk ka të drejtë të diktojë politikat e Evropës për energji përmes kërcënimeve dhe as nuk do ketë sukses në këtë drejtim”, u ka thënë Maas gazetarëve në Moskë.

Lavrov ka thënë se pavarësisht sfidave, projekti i gazsjellësit do të realizohet në një të ardhme të afërt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat