Renzi: Vaksinimi kundër COVID-19 të bëhet i detyrueshëm në Itali - Bota Sot
Renzi: Vaksinimi kundër COVID-19 të bëhet i detyrueshëm në Itali

Evropë

Renzi: Vaksinimi kundër COVID-19 të bëhet i detyrueshëm në Itali

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi bëri thirrje sot që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm, nëse dhe kur të bëhet e vlefshme një vaksinë.

“Nëse do të kemi vërtet një vaksinim kundër COVID-19, ai duhet të jetë i deteyrueshëm për të gjithë”, tha Renzi.

“I detyrueshëm, jo vullnetar”, këmbënguli politikani.

Komentet e ish-liderit, i cili i la socialdemokratët në fund të vitit 2019 dhe themeloi partinë e tij, Italia Viva, bien ndesh me ato të kryeministrit Conte, i cili tha të dielën se vaksinimi duhet të jetë i mundur, por jo i detyrueshëm.

Italia deri më tani ka regjistruar më shumë se 250 000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 35 000 viktima.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat