Gjermania regjistron rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19 në disa muaj

Evropë

Gjermania regjistron rritjen më të madhe të të infektuarve me COVID-19 në disa muaj

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në këtë shtet, dhe ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës.

Ministri Spahn ka thënë se shpërthimet, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë duke u raportuar në të gjitha rajonet.

Ai ka thënë për Radion Deutschlandfunk se rritja e numrit të të infektuarve ka ndodhur pas kthimit të njerëzve nga pushimet, por edhe për shkak të organizimeve familjare.

Ai ka thënë se “kjo duket se – nëse nuk përkujdesemi të gjithë – mund të rezultojë me dinamikë të sigurt”, dhe rikthim të pandemisë.

Instituti gjerman, Robert Koch, që mbledh të dhënat për koronavirus, ka regjistruar 1,226 infektime të reja të mërkurën.

Kjo njëherësh është shifra më e lartë prej fillimit të muajit maj.

Spahn ka përsëritur thirrjet për vendosje të maskave dhe mbajtje të distancës.

Gjermania është lavdëruar për mbajtje të pandemisë nën kontroll për një kohë të gjatë, mirëpo lehtësimi i masave të kufizimit dhe kthimi i udhëtarëve javët e fundit ka ndikuar në rritje të numrit të të infektimeve.

Gjermania ka regjistruar 218,519 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 9,207 persona kanë vdekur. /REL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat