Vajza e Putinit mori vaksinën kundër koronavirusit: Publikohet video

Evropë

Vajza e Putinit mori vaksinën kundër koronavirusit: Publikohet video

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:15
Vajza e Putinit

Putin befasoi botën kur njoftoi se Rusia ka gjetur vaksinën ndaj COVID-19 dhe do të dalë në treg brenda pak ditësh.

Presidenti rus tha se gjatë disa testimeve vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe se ofron një imunitet të qëndrueshëm ndaj COVID-19.

Po ashtu ai tha se njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën.

Ky është momenti kur vajza e tij thuhet se e mori vaksinën

Putin ka dy vajza, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova. Ende nuk dihet se cila prej tyre ka provuar vaksinën ruse ndaj COVID-19. Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të tyre, por ato dalin shumë rrallë në media.

Russian President Vladimir Putin's daughter who gets the first vaccine #RussianVaccine pic.twitter.com/rkAys2VaBz

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat