Rekord i ri i rasteve me Covid-19 në Greqi: 262 të infektuar - Bota Sot
Rekord i ri i rasteve me Covid-19 në Greqi: 262 të infektuar

Evropë

Rekord i ri i rasteve me Covid-19 në Greqi: 262 të infektuar

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:39
ilustrim

Organizmi Kombëtar i Shëndetit në Greqi ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 262 raste të reja me Covid 19 në vend, një numër rekord prej fillimit të pandemisë dhe në total numri i të prekurve ka shkuar 6177. 22 prej rasteve të sotme, që janë zbuluar në pikat e hyrjes të vendit si porte dhe aeroporte.

Ndërkohë që numri i pacientëve në terapi intensive është trefishuar duke shkuar në 24 , prej të cilëve 3 janë nën 40 vjeç, 2 persona kanë humbur jetën duke e çuar në total numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 216.

Theksohet se prej rasteve të sotme 36 janë zbuluar pas testeve të bëra në një azil pleqsh në Asvestohori të Selanikut, ku janë gjetur pozitiv 3 punonjëse të azilit dhe 33 të moshuar.

Duke parë rritjen dramatike të rasteve ministri grek i Shëndetësisë u ka bërë thirrje sidomos të rinjve të kenë kujdes duke zbatuar masat pasi siç ka theksuar ai mosha mesatare e te prekurve me covid 19 ne 11 ditët e para të gushtit është vetëm 36 vjeç.

Ndërkohë organet greke shohin me shqetësim se masa që kanë shpallur për mbylljen e bareve, klubeve dhe restoranteve në orën 12 të natës, ka sjellë përsëri fenomenin e tubimit të të rinjve në sheshet e hapura të qyteteve dhe përsëri rreziku për përhapjen e virusit është ende i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat