Regjistrohen 13 viktima të tjera nga koronavirusi në Britani

Evropë

Regjistrohen 13 viktima të tjera nga koronavirusi në Britani

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:46
Britani

Ditën e sotme, 13 persona të tjerë kanë vdekur nga Covid-19 në spitalet e Anglisë, por askush tjetër nuk ka vdekur nga sëmundja në Skoci, Uells ose Irlandë Veriore, zbuluan burimet zyrtare.

Skocia sot shënoi katër javë të plota pa një vdekje të vetme nga koronavirusi, sipas statistikave zyrtare të qeverisë së saj, raporton Dailymial.

Një përmbledhje e plotë e numrit të përgjithshëm të viktimave - e cila do të përfshijë të gjitha mjediset në Angli dhe jo vetëm spitalet - do të publikohet më vonë nga Departamenti i Shëndetësisë.

Azhurnimi paraprak i ditës së sotme vjen në mes të konfuzionit se sa njerëz kanë vdekur në të vërtetë nga koronavirusi, me ministrat që tani numërojnë vdekjet në gjashtë mënyra të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat