Finlanda këshillon përdorimin e maskave sanitare

Evropë

Finlanda këshillon përdorimin e maskave sanitare

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:24
Ilustrim

Finlanda do të këshillojë vënien e maskave sanitare në vende publike, me qëllim frenimin e koronavirusit të ri, njoftuan sot autoritetet shëndetësore.

“Provat për efikasitetin e maskave nuk janë veçanërisht të forta, por këto shtesa të vogla në listën tonë të opsioneve në dispozicion janë të garantuara”, tha organi i Shëndetit publik, THL, raporton ATSH.

Vënia e maskave këshillohet tani për këdo mbi 15 vjeç, në transportin publik dhe situata të tjera, ku distancimi shoqëror nuk mund të ruhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat