Tragjike! Gjyshi vret me pistoletë në kokë nipin e tij të mitur - Bota Sot
Tragjike! Gjyshi vret me pistoletë në kokë nipin e tij të mitur

Evropë

Tragjike! Gjyshi vret me pistoletë në kokë nipin e tij të mitur

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Një fëmijë 7-vjeçar u qëllua në kokë me armë zjarri ndërsa ishte në shtëpinë e gjyshit të tij në zonën Conca d’Oro të Romës.

I mituri u dërgua në spital, ku u shpall vdekja e tij për shkak të plumbit që kishte marrë në kokë.

Në vend policia po heton çështjen.

Nga një rindërtim shumë i hershëm, duket se gjyshi 76-vjeçar e ka qëlluar aksidentalisht nipin.

Burri, sipas asaj që është mësuar, do të thoshte para hetuesve se arma u shkrep ndërsa ai po vinte në vendin e zakonshëm, ku mbahej rregullisht.

Në shtëpi ndodhej edhe babai i fëmijës që dëgjoi një të shtënë ndërsa ishte në banjë dhe, sapo doli jashtë, gjeti djalin e tij në tokë të plagosur. Për momentin, hetuesi përjashton gjestin vullnetar dhe e kthen ngjarjen në një fatalitet tragjik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat