Në Greqi rriten raste me COVID-19, diskutohet shtyrja për dy javë e vitit të ri shkollor

Evropë

Në Greqi rriten raste me COVID-19, diskutohet shtyrja për dy javë e vitit të ri shkollor

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Greqia raporton sot përsëri një numër të konsiderueshëm të rasteve me të prekur nga coronavirusi.

Sipas Organizmit Kombëtar të Shëndetit EODY sot janë regjistruar 204 persona me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 6381. Prej tyre vetëm 12 janë zbuluar në pikat e hyrjes së turisteve të huaj në Greqi.

Gjithashtu sot edhe 5 persona kanë humbur jetën nga virusi, prej të cilëve dy të moshuar në azilin e pleqve në Asvestohori të Selanikut.

Gjithsej numri i viktimave shkoi në 221, ndërsa numri i personave në terapi intensive është 22.

Qeveria greke ka rritur numrin e spitaleve në të cilat mund të shtrohen pacientet me covid 19, raporton ALSAT.

Specialistët po hedhin në tryezë si masa të domosdoshme mbajtjen e maskës në mënyrë të detyrueshme kudo, edhe në ambientet e mbyllura, edhe në rrugë. Gjithashtu diskutohet shtyrja për dy javë e vitit të ri shkollor që do të fillonte në 7 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat