Komisioni Europian përmbyll marrëveshjen për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit

Evropë

Komisioni Europian përmbyll marrëveshjen për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 06:51
Ilustrim

Komisioni Europian ka përmbyllur sot bisedimet hulumtuese me kompaninë Johnson & Johnson për të blerë një vaksinë të mundshme kundër COVID-19. Kjo vjen pas hapave të parë pozitivë me Sanofi-GSK më 31 korrik. Sipas kontratës së parashikuar me Johnson & Johnson, shtetet e BE do të kenë mundësi të blejnë vaksinën si dhe donacionin e saj për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Parashikohet se në momentin kur të zbulohet një vaksinë e sigurt dhe efikase kundër COVID-19, Komisionit do të ketë kornizat kontraktuale të duhura për të blerjen e 200 milionë dozave të para për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, si dhe blerjen e 200 milionë të tjerave.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, tha se “jeta e qytetarëve dhe ekonomia jonë kanë nevojë për një vaksinë të sigurt kundër coronavirusit”, teksa konfirmoi se bisedimet e ditës së sotme shënojnë një hap më pranë arritjes së këtij zotimi. Ndërsa Stella Kyriakides, Komisionerja për Sigurinë e Shëndetit dhe Ushqimit, tha se “një vaksinë e sigurt dhe efektive do të kontribuojë drejt mbrojtjes së qytetarëve ndaj virusit”, duke shtuar se unioni do i qëndrojë pranë vendeve anëtare “deri në momentin kur vaksina të ketë mbërritur pranë të gjithëve”.

Bisedimet hulumtuese të ditës së sotme synojnë të arrijnë në një marrëveshje për parapagesën e vaksinave, e financuar nga Instrumenti i Mbështetjes së Emergjenca, i cili ka fonde të dedikuar për krijimin e vaksinave të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat